Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se është gati të angazhohet në dialog me Shtetet e Bashkuara.
Trumpi në fillim të këtij viti bëri të ditur se të dy liderët duhet të takohen së shpejti.
Duke folur në një forum ekonomik në Shën Petersburg, në praninë e presidentit francez Emanuel Makron, Putini tha se për shkak të çështjes iraniane, Koresë së Veriut dhe frikës nga armët e reja, samiti është shumë i rëndësishëm.
“Ne jemi të gatshëm për një dialog me Trumpin, por tani për tani nuk funksionin. Shumë probleme janë shfaqur”, tha Putini.