Të premten në Kuvend ministrat dhe zëvendësministrat e rinj do të japin betimin para krye-parlamentarit Talat Xhaferi, për pozitat e reja, në rast se ata miratohen. Atë ditë gjithashtu pritet që kryeministri Zoran Zaev para deputetëve do të arsyetojë ri formatimin e Qeverisë.
Partitë opozitare nuk shprehen të kënaqura me punën e deritanishme njëvjeçare të Qeverisë. VMRO-DPMNE-ja opozitare kritikon qeverinë për rënie ekonomike dhe dështimet në politikën e jashtme.
Ku janë premtimet e Shekerinskës se për gjashtë muaj do të hapen negociatat me BE-në. Ku është premtimi i Zaevit se do ta ruaj Kushtetutën derisa zhvillohen negociatat me Greqinë. Rekomandimi i pastër u kthye në mashtrime laramane për popullin që Qeveria i ofroi popullit në këmbim me shtetin interesat gjuhësore, historike dhe kulturore. Premtimet për jetë janë shndërruar në nëpërkëmbje të krenarisë kombëtare, historisë maqedonase dhe pasurisë kulturore – deklaroi Naum Stoillkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.
Nga Aleanca për Shqiptarët thonë se Qeveria Zaev ka stagnuar në procesin reformues. Nënkryetari i këtij subjekti, Elmi Aziri vlerëson se reformat në drejtësi, ekonomia e pazhvilluar dhe manipulimi i pushtetit në zgjedhjet lokale, janë dështimet kyçe të kësaj Qeverie.
Kemi ngecje te reformat në drejtësi, të cilat ishin të shumëpritura dhe ky ishte sulmi më i madh që bëheshte nga Zoran Zaev përderisa ishte opozitë por edhe nga opinioni publik. Këto ngecje reflektohen me vendimin gjyqësorë për rastin e Almirit dhe Fetah Alimit. Ne konstatojmë se ende nuk janë larguar standardet e dyfishta sa i përket gjyqësorit. Në anën tjetër kemi vlerësim për rritjen ekonomike, respektivisht, kemi rritjen ekonomike më të ultë në Ballkanin Perëndimor dhe këto janë vlerësime të Komisionit Evropian – deklaroi Elmi Aziti – Aleanca për Shqiptarët.
Nga Lëvizja Besa e Bilall Kasamit nuk e panë të arsyeshme të prononcohen për punën 1 vjeçare të Qeverisë Zaev. Për herë të dytë betimin para deputetëve do e bëj Arbër Ademi nga BDI-ja, i cili në qeverinë paraprake ka qenë zv/kryeministër për Çështje Evropiane ndërsa tani është zgjedhur për të drejtuar Ministrinë e Arsimit. Renata Deskoska nga Ministria e Arsimit kalon në Ministrinë e Drejtësia, e cila më herët i takonte BDI-së në krye me Bilent Salijin. Asaf Ademi nga Besa e Afrim Gashit do të zë karrigen e Robert Allagjozovskit në Ministrinë e Kulturës. Zëvendësministri i Shëndetësisë i është ndarë BDI-së, edhe atë urologut nga Struga, Asim Musa. Sekretari Shtetërorë i Ministrisë së Drejtësisë i është lënë gjithashtu Lëvizjes Besa e cila zgjodhi Fatos Selamin për këtë pozitë. Ekonomisti dhe ish deputeti Bardhyl Dauti nga PDSH-ja do të udhëheq me postin e minsitrit përgjegjës për Investime të Huaja ndërsa Musadik Beqiri nga e njëjta parti, do të jetë i dyti i Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve. Posti yëvendësministër i Ministrisë së Punëve të Jashtme do i takojë ish kryetarit të Komunës Qendër, Andrej Zhernovski. Me lëshimin e Qeverisë nga Aleanca për Shqiptarët, kryeministrit Zaev iu deshën më shumë se 7 muaj për të kompletuar formacionin e tij qeveritar.