Kuvendi luan rol kyç në vendosjen e strukturave dhe normave të cilat i detyrojnë institucionet dhe funksionarët të jenë të hapur, inkluziv dhe llogaridhënës. Kështu deklaroi ambasadori i SHBA-së në Maqedoni, Xhes Bejli, në konferencën e organizuar nga HDP në bashkëpunim me NDI, USAID dhe IRI.
Kjo sipas Bejlit u ndihmon qytetarëve që më mirë ta kuptojnë natyrën e pushtetit. Sipas tij, për Maqedoninë dhe Kuvendin e saj, ekzistojnë shumë struktura dhe të drejta për transparencë.
XHES BEJLI, AMBASADOR I SHBA-SË
“Por, kjo shpeshherë ka të bëjë me vendimet individuale të liderëve dhe varet nga sjellja e tyre.
Ligjvënësit duhet të jenë model për udhëheqësinë e tillë, për promovimin e diskutimit të hapur dhe nga ajo që i inspiron qytetarët të insistojnë në Qeveri që është më e hapur, më inkluzuve dhe më llogaridhënëse.
Shpesh herë kur diçka nuk funksionon, a është në lidhje me të qenurit të hapur, inkluzivitetin, mungesën e llogaridhënies ose sundimin e së drejtës, qytetarët ngrenë supet dhe thonë, ‘kjo kështu është’.
Dhe ajo është ashtu sepse dëshironi ta shmangni. Njerëzit të cilët i ngrenë supet duhet të fokusohen në angazhimin e qytetarëve”.
Sipas kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi, në këto 27 vite të demokracisë parlamentare, janë bërë hapa kualitativ me të cilat Kuvendi i Maqedonisë, por edhe shteti jonë, u bënë pjesë e botës bashkëkohore demokratike.
Xhaferi nënvizoi se Kuvendi dhe vendi kohë pas kohe janë ballafaquar edhe me kriza dhe situata të vështira, por të cilat janë tejkaluar lehtë edhe me ndihmën e miqve ndërkombëtarë.
Ai tha se gjithë këtë periudhë e mësuan se parlamenti funksional dhe demokracia efikase parlamentare nuk mund të ndërtohet pa bashkëpunim cilësor me sektorin joqeveritar.
TALAT XHAFERRI, KRYETAR I KUVENDIT
“Respektivisht, sektori joqeveritar mund të mobilizojë numër shumë më të madh të qytetarëve të cilët dëshirojnë të marrin pjesë aktive në krijimin e politikave dhe programeve të përgjegjshme shoqërore të ndryshme.
Veçanërisht kisha dashur ta nënvizoj rolin e sektorit joqeveritar në mbrojtjen dhe zhvillimin e të drejtave dhe lirive njerëzore, të cilat janë kategori dinamike por, në të njëjtën kohë edhe kategori shumë e cenueshme.
Prandaj, një nga përcaktimet tona strategjike është edhe përcaktimi që më tutje ta zhvillojmë bashkëpunimin me sektorin joqeveritar”.
Në konferencën dyditore, fjalime do të mbajnë edhe përfaqësues dhe këshilltar nga Kongresi amerikan, nga USAID, nga organizata Partneritet i hapur qeveritar, deputet nga parlamentet e Maqedonisë, Gjeorgjisë, përfaqësues të parlamenteve të vendeve të tjera, si dhe përfaqësues të sektorit joqeveritar./SHENJA/