Një fizikant rus ka parashikuar të ardhmen e qytetërimit njerëzor. Alexander Berezin, një shkencëtar i mirënjohur rus i Universitetit për Kërkime Teknologjike dhe Elektronike, e ka bërë parashikimin e tij në një artikull të titulluar “Të ardhur të parët, të ikur të fundit: një zgjidhje për paradoksin e Fermit”.
Paradoksi i Fermit është një kontradiktë që i ka kuriozuar shkencëtarët prej vitesh. Ideja është që nëse universi është i pafund dhe praktikisht bën të mundur ekzistencën e jetës jashtëtokësore, pse njerëzit nuk kanë ndeshur në gjurmë të saj?
Berezin hedh teorinë se qytetërimi alien mund të mos e ketë arritur teknologjinë e duhur për t’u zbuluar nga njerëzit si udhëtimi në hapësirë apo komunikimi ndëryjor.
Berezin gjithashtu thotë se kush arrin i pari udhëtimin ndëryjor, do të ketë potencialin për të shfarosur të gjithë rivalët dhe për të ushqyer zgjerimin e vet. Ose me fjalë të tjera: kushdo që e gjen tjetrin i pari do të ketë fuqinë e universit.
Sidoqoftë, fizikanti rus shton se përsa kohë ne jemi këtu, planeti ynë dhe ylli ynë janë relativisht të paprekur, dhe ne tashmë po mendojmë për udhëtimet e para ndëryjore, ka të ngjarë të jemi ne ekipi më i avancuar në këtë skenar.
“Shpjegimi i vetëm është thirrja e parimit antropik, ne jemi të parët që arrijmë në fazën ndëryjore dhe, ka shumë të ngjarë, do të jemi të fundit për t’u larguar”, thotë ai. (TemA TV)