Ballina Aktualitet Shqipëri Transmetimi në Facebook, Ruçit i del seanca jashtë kontrollit (VIDEO)

Transmetimi në Facebook, Ruçit i del seanca jashtë kontrollit (VIDEO)

Presioni ndaj opozitës dhe acarimi i situatës politike ka nxjerrë jashtë kontrollit seancat parlamentare. Tashmë kërkesat e kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi për të ndërprerë fjalën e deputetëve të opozitës nuk kanë asnjë vlerë, pasi opozita nis transmetimin në Facebook dhe nga aty, transmeton live në të gjitha mediat informative.

E njëjta situatë është përsëritur edhe këtë të enjte gjatë fjalës së Albana Vokshit dhe Edi Palokës. Seanca parlamentare u ndërpre 2 herë radhazi, por në media vazhdonte transmetimi i fjalës së deputetëve të opozitës, megjithëse Ruçi dhe ministrat nuk dukeshin në sallë.