Ballina Aktualitet Lajme Regjistrimi i popullsisë, në prill të 2020-ës

Regjistrimi i popullsisë, në prill të 2020-ës

Regjistrimi i popullsisë në Maqedoni do të bëhet në vitin 2020, nga 1 e deri më 21 prill. Kjo bëhet e ditur nga vet numri një i statistikave Apostol Simovski, i cili për agjencinë e lajmeve MIA ka shprehur keqardhjen për dështimin e regjistrimit të popullsisë, në vitin 2011.

Për këtë proces do të angazhohen pesë mijë regjistrues dhe do të ketë një kombinim metodash, pra do të shfrytëzohen të dhënat në terren dhe ato në regjistër.

Vlerësohet se ky regjistrim do t’i kushtojë buxhetit të shtetit plot 8,5 milionë euro.