Astronautët rus Anton Shkaplerov dhe Oleg Artemijev në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë, kanë zhvilluar një ndeshje futboll në dy gola të vegjël. E gjithë kjo është bërë me qëllim të promovimit të botërorit i cili më 14 qershor nis në Rusi. Astronautët rus në anijen kozmike kishin vendosur dy porta të improvizuara, ndërsa terrenin e kishin zbukuruar me flamujt e vendeve pjesëmarrëse.
Të dy astronautët gjat lojës së tyre kanë dëshmuar mjeshtëritë e tyre të futbollit, ku pati shumë elemente të plota të futbollit. Anton Shkaplerov dhe Oleg Artemijev, në tokë do të kthehen më 3 qershor, ndërsa me këta në tokë do kthehet edhe topi me të cilin do hapet botërori i futbollit. Një lojë të tillë në vitin 2014 kishin luajtur amerikanët Reid Uisman e Stiven Svenson si dhe gjermani Aleksandar Gerst.