Ballina Argëtim Si do të jetë qershori juaj? Horoskopi mujor, qershor 2018

Si do të jetë qershori juaj? Horoskopi mujor, qershor 2018

Dashi

Gjatë këtij muaji duhet patjetër të merrni masa strikte nëse nuk doni t’iu ndodhin të papritura. Çështjet e zemrës duhen menaxhuar me më shume përkujdes sepse çdo gabim i vogël mund të sjellë pasoja të mëdha për të ardhmen Gjithçka do ndryshoje pas datës 13. Ju beqarët, para se të hedhin hapa, duhet të dëgjoni edhe mendjen, jo vetëm zemrën. Gjendja shëndetësore herë pas here do kalojë vështirësi. Nuk do ndiheni në formën më të mire të mundshme dhe kjo do ju mërzitë. Në planin financiar do ju duhet të merrni masa akoma më strikte që situata të mbetet e kënaqshme. Sipas Dritare.net, në punë do filloni t’i shihni gjërat më qartë pas një periudhe të mbushur me turbullira. Pyeteni shpeshherë veten se cilat janë gjërat që dëshironi t’iu ndodhin dhe mos i ndalni përpjekjet.

Demi

Këtë muaj do ju ndodhin vetëm gjëra pozitive sidomos në planin sentimental. Do merreni vesh mjaft mirë me atë që keni në krah dhe do jeni të pandashëm, për gjithçka do merreni vesh dhe nuk do mungojnë as çastet pasionante dhe emocionuese. Edhe ju beqarët duhet ta dëgjoni sa më shumë zemrën sepse ajo nuk do ju cojë në rrugë të gabuar. Gjendja shëndetësore do mbetet e mire. Nuk do keni aspak shqetësime, madje as ata që muajin e kaluar kanë vuajtur. Buxhetin duhet ta keni me tepër nën kujdes dhe nuk duhet të jepni para hua sidomos deri në datën 26.  Në punë duhet të bëni më shumë përpjekje për t’ia dalë sepse po fjetët gjumë nuk do mundohen të tjerët për ju. Për fat do i kuptoni shpejt këto gjëra dhe do merrni masa.

Binjakët

Gjatë këtij muaji nuk do ju ndodhin gjëra të këqija, por mirë do jetë të mendoni të hiqni disa para mënjanë për të siguruar edhe të ardhmen. Në këtë plan do keni vështirësitë më të mëdha. Silluni mirë edhe me partnerin tuaj sidomos nga java e dytë e në vijim. Mundohuni ta surprizoni atë si dhe t’ia shprehni ndjenjat. I dashuri i zemrës tuaj do ketë nevojë jetike për mbështetje dhe ngrohtësi. Ju beqaret më në fund do besoni në dashuri pasi të njihen me persona fantastike. Zemra do ju rrahe pafund rreth datës 6 ose 7. Shëndeti nuk do jetë në gjendjen më të mirë. Mund të keni shqetësime muskulore të cilat duhen trajtuar sa me pare. Për punën do jete muaj aktiv dhe i mbushur me risi. Me pak më shume kurajë dhe këmbëngulje do arrini majat

Gaforrja

Këtë muaj do e keni fatin në dorën tuaj, por thjesht duhet të përfitoni dhe të bëni më të mirën. Nëse keni një lidhje mundohuni të jeni sa më realistë dhe pse jo të provoni edhe gjëra të reja me partnerin. Java e fundit ka për të qene më emocionuesja. Ju beqarët nuk do jeni aspak ne humor deri në datën 20, me pas mund te keni ndonjë flirt të vogël.. Shëndeti herë do jetë i mirë dhe here nervozizmi do ju pushtojë. Konsumoni më shume ushqime që përmbajnë vitamina B dhe C. Buxheti do varet tërësisht nga mënyra sesi ju do i menaxhoni paratë që do keni nëpër duar. Investimet mos i lini kurrsesi për në datat 13 ose 26 sepse do jenë ditë pa fat. Nëse jeni në kërkim të një pune, yjet do ju ndihmojnë dhe mund ta gjeni më idealen pas javës së parë.

Luani

Mos dilni nga realiteti gjatë këtij muaji sepse keni për të pasur pasoja të rënda. Për ju që keni  një lidhje situata do jetë e ndërlikuar. Jo vetëm që do ndodhin debate, por do mungojë edhe pasioni. Duhet të bëni te pamundurën që ta ndryshoni situatën sa më parë nëse nuk doni të vijë fundi. Sipas Dritare.net, ju beqarët nuk duhet vetëm te shprehin dëshirat, por duhet edhe te veprojnë. Shëndeti do jetë më delikati këtë muaj dhe duhet të kujdeseni shumëfish që të mos bëheni akoma më keq. Kujdesuni edhe për ushqimin. Buxheti nuk do jetë i keq, por gjithsesi mos kryeni investime shumë të mëdha. Pas datës 18 situata do fillojë të normalizohet. Në punë pranoni të bashkëpunoni me kolegët që t’ia dilni mbanë. Vetëm nuk do arrini atje ku keni dëshiruar dhe do humbni kohë kot.

Virgjëresha

Këtë muaj do jeni shume altruistë dhe ky do jetë një gabim. Nëse keni një lidhje gjeni edhe pak kohë për t’iu përkushtuar vetes sepse përndryshe partneri mund të shohë dikë tjetër. Ju beqarët do i keni mendimet shumë më të qarta dhe do dini kë dhe ku ta kërkoni personin e duhur. Data 18 do jetë me më shumë fat. Për shëndet më të mirë nuk do ju bënte keq pak aktivitet fizik, yoga apo not. Në planin financiar do keni më shumë fat pas datës 14. Fale disa hapave që do hidhni gjendja do ndryshojë përgjithmonë. Edhe në punë do keni arritje sepse do silleni si duhet dhe do hidhni kurdoherë hapat e duhura. Agresivitetin shmangeni për çdo lloj arsyeje.

Peshorja

Po manipuluat keni përë pasur probleme serioze gjatë gjithë muajit. Nga ana tjetër mos e lini shumë pas dore partnerin sepse do e shkatërroni me dorën tuaj marrëdhënien që keni krijuar. Nëse doni që lidhja t’iu zgjatë duhet të bëni përpjekje, lëshime dhe kompromise. Partnerin vendoseni gjithmonë në plan të parë. Ju beqarët nuk do arrini dot t’i shfrytëzojnë mundësitë që do iu jepen dhe ka rrezik të mbeteni të vetmuar. Rezistenca fizike dhe ajo morale do jenë më të mira. Nuk do ndiheni aspak nervoze, do ushqeheni si duhet dhe nuk do keni më as shqetësime nga dhëmbët. Në planin financiar vetëm duke kursyer nga pak do mund t’ia dilni mbanë. Në punë do filloni projekte akoma më të mëdha dhe të vetëm do arrini suksesin.

Akrepi

Këtë muaj gjërat nuk do ju ecin ashtu si i keni menduar. Nuk do jeni aspak optimistë dhe nuk do bëni as përpjekjet e duhura për ndryshime. Me partnerin tuaj  do keni keqkuptime dhe shpeshherë do debatoni keq me njëri-tjetrin. Ju beqarët nga ana tjetër do jeni në kërkim të personit ideal, por pa ndihmën e miqve nuk do e gjeni dot atë. Bëni durim deri në ditën e fundit sepse asnjëherë nuk i duhet çfarë ndodh. Për shëndetin duhet të kujdeseni akoma më shumë sepse situata do rëndohet javë pas jave. Financat për fat do jene gjithë kohës të mbrojtura. Do i kuptoni gabimet që keni bërë dhe do i ndreqni ato menjëherë. Në pune do jeni të zotët dhe do i kaloni me lehtësi vështirësitë e pengesat. Po vazhduat kështu shumë shpejt do ngriheni në detyrë.

Shigjetari

Bëni kujdes gjatë këtij muaji sepse yjet nuk parashikojnë një periudhë pozitive. Mund të bëni gjëra të gabuara dhe do përballeni me të papritura të pakëndshme. Kujdes me xhelozinë nëse keni një lidhje pasi ajo mund ta shkatërrojë gjithçka keni ndërtuar. Pranoni të flisni hapur me partnerin edhe për dyshimet me te vogla. Ju beqarët nuk duhet të ndikohen nga familjaret për të bërë një zgjedhje, por duhet të njiheni fillimisht vetë e të reflektoni çfarë do bëni. Shëndeti për fat nuk do jetë i keq. Pas javës së parë madje do keni edhe më shumë energji se me parë. Sipas Dritare.net, financat duhen pasur më tepër në vëmendje. Mos i shpërdoroni paratë sepse keni për t’u penduar gjithë jetën. Në punë do keni mbështetjen e shefave dhe do i zbatoni pa frikë planet e bëra më herët.

Bricjapi

Shumë njerëz do mundohen t’iu bëjnë keq gjatë këtij muaji dhe t’ua bëjnë çdo gjë më të vështirë. Mos i besoni askujt dhe veproni sipas mendjes tuaj kurdoherë. Disa vështirësi që keni pasur në jetën tuaj në çift do mund të zgjidhen. Do ndiheni më mirë se më parë dhe do kaloni çaste harmonike. Ju beqarët nuk do jeni me shumë fat, megjithatë mirë është t’i bëni gjithë kohës sytë katër sepse ndonjëherë ka persona që kalojnë aq shpejt saqë nuk mund t’i dallosh.  Që shëndeti mos ketë shqetësime serioze duhet patjetër të çlodheni herë pas here dhe të ushqeheni në mënyrë të ekuilibruar. Financat po nuk i mbajtët nën kontroll do dobësohen ndjeshëm. Në punë do lumturoheni pafund pas atyre që do arrini. Ja ka vlejtur i gjithë mundi dhe sakrificat që keni bërë.

Ujori

Për fatin tuaj të mirë këtë muaj do ndodhin vetëm gjëra pozitive. Do e gjeni qetësinë dhe harmoninë që e këni ëndërruar përherë. Jeta juaj në çift do jetë perfekte. Për çdo gjë do merreni vesh me partnerin dhe nuk do i ndalni për asnjë çast surprizat ndaj njëri-tjetrit. Ju beqarët ka mundësi të rilidhin kontakte me disa miq të vjetër dhe tashme mund t’i shihni me një sy tjetër ata. Java e dyte dhe e tretë do jenë më interesantet. Shëndeti nuk do jetë i keq, por nuk do mundojnë problemet e vogla me alergjitë. Kujdesuni pak me tepër për veten. Financat do i keni nën kujdes gjatë gjithë kohës. Nuk do hidhni asnjë hap pa qenë të sigurte se çfarë mund të ndodhe më pas. Jeta profesionale do jetë shumë ë trazuar. Përveçse nuk do arrini rezultatet e ëndërruara mundet të keni edhe debate të forta me disa kolegë.

Peshqit

Muaj shumë i ngrohtë do jetë ky për ju. Do kaloni javë të qeta e të mbushura me dashuri e emocione. Jeta sentimentale e të gjithë atyre që janë në një lidhje ka për të qene shumë herë me e mirë sidomos pas datë 16. Mendoni të bëni edhe ndonjë udhëtim, për t’u qetësuar dhe për t’u frymëzuar. Ju beqarët mund të takoni personin e ëndrrave ne datën 28 ose 29. Edhe pse do prisni pak gjatë emocionet që do ndieni do ju bëjnë të harroni gjithçka. Shëndeti mund të ketë probleme të vogla sidomos për shkak të kapsllëkut. Financat do jenë më të qëndrueshme se më parë. Do jeni të kujdesshëm dhe do bëni ekonomi. Për punën perspektivat do jenë të mira dhe do hidhni vetëm hapa para./ dritare.net