Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, vazhdon me aktivitetet në terren në prag të protestës së paralajmëruar nga partia e tij që do të mbahet më 2 qershor. Ai në takimin me qytetarët e Prilepit, akuzoi se qeverisja e Zoran Zaevit është plot gënjeshtra dhe premtime joreale. Siç pohon ai, kjo Qeveri nuk ka shënuar progres në asnjë sferë. -Flisnin për ndryshme, kurse ndryshimet e vetme në Maqedoni janë ato që konfirmojnë se shkojnë drejt të keqes. Flisnin për gjyqësor të liruar, kurse i vetmi që u lirua ishte Zoran Zaev nga rasti ku shihet qartë çfarë bën dhe çfarë kërkon, porositi Mickoski. Ai njëkohësisht u bëri thirrje qytetarëve të Prilepit, të dalin në protestën që do të mbahet para godinës së Qeverisë më 2 qershor.
“Prandaj duhet të gjithë, të bashkuar dhe të unifikuar, të dalim dhe qytetarëve tanë t’ua sqarojmë misionin tonë, kauzën tonë për Maqedoninë. T’u bëjmë thirrje që më 2 qershor të shtunën të na bashkangjiten nën bajrakun e VMRO-DPMNE-së dhe Maqedonisë, para Qeverisë së Maqedonisë në orën 20:00 dhe në mënyrë masovike t’i tregojmë Zoran Zaevit dhe grupit të tij – mjaft”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.