14,391 nxënës nga të gjithë shkollat e mesme në vendi sot iu nënshtruan provimit të maturës shtetërore në gjuhën e huaja.
Provimi ka filluar në orën 10 të mëngjesit dhe ka përfunduar në orën 13. Në kuadër të maturës shtetërore nxënësit i nënshtrohen 4 provimeve dhe detyrë-s projektuese, nga të cilët eksterne janë 3 lëndë, me detyrim për të gjithë nxënësit është gjuha amtare.
Nga drejtoria e gjimnazit “Zef Lush Marku” në Shkup thanë se procesi i testimit është zhvilluar në mënyrë të rregullt dhe pa probleme.
Gjithësej testohen 543 nxënës dhe të gjithë janë të pranishëm,provimi ka filluar në kohë dhe gjithëcka është në rregull.Provimet e ardhshme janë më 9 qershor në Gjuhën shqipe dhe provimet tjera me 11 dhe 13 qershor – deklaroi Faruk Zeqiri, drejtor i gjimanzit “Zef Lush Marku”.
Nxënësit e anketuar për Alsat u shprehen se provimi i maturës shtetërore është i nevojshëm dhe ndihmues për arsimin e mëtutjeshëm.
Provimi ishte tepër i lehtë kishim pak ndihmë edhe prej profesorëve.Na kanë përgatitur profesorët shumë mirë edhe testi I lehtë na ndihmojë më shumë.Disa pyetje ishin të lehta disa na bënin të mendojmë pak.
Po mirë ishte i lehtë,vetëm tek disa pyetje dhe eseja ishin të ngatërruara,nuk I kuptuam në fillim por tash e kemi kryer.
Një pyetje ishte e komplikuar dhe u deshtë ta bënim vet dhe aty nuk kishte as përgjigje dhe u hamendem pak – u shprehen nxënësit.
Nga provimi për gjuhë të huaja,këto janë shifrat e nxënësve të paraqitur për provim.
gjuhë angleze 14,101 nxënës
gjuhë frënge 111 nxënës
gjuhë gjermane 164 nxënës
gjuhë ruse 15 nxënës
Testimi zhvillohet me metodën e llojit laps-letër. Kandidatë të cilët në sesionin e qershorit nuk do të mund të kalojnë një pjesë apo të gjitha provimet e maturës shtetërore, për shkaqe të ndryshme dhënien e provimit mund ta realizojnë në sesionin e gushtit.
Provimet do t’i ndjekin edhe mbikëqyrës të autorizuar, të punësuar pranë: Qendrës Shtetërore të Provimeve, Byro-së për Zhvillimin e Arsimit, Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Qendrës për Arsimim Profesional dhe Trajnim dhe institucioneve të tjera kompetente për arsim në R. e Maqedonisë.
Rezultatet preliminare të provimeve eksterne për kandidatët do të jenë të qasshme në afat prej 30 ditësh nga realizimi i provimit të fundit ekstern. Për kandidatët të cilët nuk ankimojnë, rezultatet preliminare janë përfundimtare./am/