Mesatarisht 100 vajza në vit martohen të mitura. Vetëm këtë vit kanë ndodhur 27 martesa të hershme. Luljeta Demolli nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore thotë se Kosova prin me numrin e martesave të të miturve. Njëjtë si këto rituale tradicionale, në Kosovë akoma praktikohen edhe martesat e hershme.
Madje para dy viteve, u bë pikërisht një e tillë arsye pse Presidentja kishte anuluar vizitën për fëmijën e parë të lindur në minutat e parë të vitit 2015. Kjo për shkak se nëna e fëmijës ishte martuar kur kishte vetëm 16 vjeçe. Por, Luljeta Demolli nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore, thotë se martesat e hershme janë kthyer në një fenomen. Ajo sqaron disa nga arsyet pse bëhen këto martesa.
Demolli thotë se Kosova prin me numrin e rasteve të martesave të hershme. Mirëpo ajo kritikon institucionet se nuk po punojnë mjaftueshëm në këtë drejtim. Sipas të dhënave komuniteti rom prin me numrin e martesave të hershme.
E Gazmend Qyqalla, anëtar i komunitetit rom, thotë se të vetëdijshëm që ndodhin martesat e hershme, në kuadër të organizatës “The ideas Partnership”, zhvillojnë diskutime për pasojat e saj. Ministria e Punëve të Brendshme, konfirmon se vetëm në pjesën e parë të vitit 2018, kanë ndodhur gjithsej 27 martesa.
E ndërkohë ka gjasa që ky numër të rritet, duke pasur parasysh se vera konsiderohet si sezona e dasmave. Ndërkohë, sipas të dhënave të Ministrisë, në vitin 2015, numri i martesave të hershme ishte 88, në 2016, 74 persona ishin martuar nën moshën 18 vjeçare, ndërsa në vitin 2017 gjithsej 58.