Vendet më të industrializuara në botë, të njohura si G7, sigurojnë të paktën 100 miliardë dollarë në vit për të mbështetur lëndët djegëse fosile, pavarësisht premtimeve të përsëritura për shfuqizimin e subvencioneve që nga viti 2009, bëhet e ditur në raportin e lëshuar sot nga Instituti Britanik për Zhvillim të Jashtëm, transmeton AA.
“Në më pak se shtatë vite për të përmbushur afatin përfundimtar 2025, qeveritë e G7 vazhdojnë të japin mbështetje substanciale për prodhimin dhe përdorimin e naftës, gazit dhe qymyrit”, thuhet në deklaratë.
Kjo mund të vështirësoj ose heqjen dorë nga prodhimi dhe konsumimi i lëndëve djegëse fosile, pretendojnë ata.
“Mesatarisht në vitet 2015 dhe 2016, qeveritë e G7 ndanë të paktën 81 miliardë dollarë mbështetje fiskale dhe 20 miliardë dollarë në financa publike, për prodhimin dhe konsumimin e naftës, gazit dhe qymyrit në vend dhe jashtë”, thuhet në deklaratë.
Megjithë angazhimet e tyre të shumta që nga viti 2009 në kuadër të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Marrëveshjes së Parisit, jo vetëm që qeveritë e G7 kanë ndërmarrë veprime të kufizuara për të trajtuar subvencionet e lëndëve djegëse fosile, por gjithashtu kanë dështuar të vendosin mekanizma për të përcaktuar dhe dokumentuar shkallën e plotë të mbështetjes së tyre ndaj naftës, gazit dhe qymyrit, apo të mbajnë përgjegjësi për arritjen e këtyre premtimeve, thonë autorët e studimit.
“Të dhënat e vlerësimit të subvencionimit të lëndëve djegëse fosile G7 synon të adresojë këtë boshllëk në lidhje me përgjegjësinë dhe të ndjekë, për herë të parë, përparimin e çdo vendi të G7 në shfuqizimin e subvencioneve të lëndëve djegëse fosile përmes shtatë treguesve”, thonë ata.
Sipas tabelës së rezultateve, Franca udhëheq grupin duke bërë një përparim në dhënien fund të mbështetjes së lëndëve djegëse fosile, dhe ka shënuar 63 pikë nga 100 pikë. Gjermania është prapa me 62 pikë.
Kanadaja renditet e treta me 54 pikë, e pasuar nga Britania e Madhe me 47 pikë, Italia me 46 pikë, Japonia me 44 pikë dhe SHBA me 42 pikë.
Sipas raportit, Franca shpenzon 8 miliardë dollarë në vit për subvencionimin e lëndëve djegëse fosile, pavarësisht kryesimit në heqjen graduale të mbështetjes për eksplorimin e lëndëve djegëse fosile.
Gjermania është më transparente në lidhje me shkallën e subvencioneve të karburanteve fosile, megjithatë, ajo ngec në dhënien fund të mbështetjes, duke shpenzuar 18 miliardë dollarë subvencione për lëndët djegëse fosile.
Kanadaja udhëheq në dhënien fund të mbështetjes për lëndët djegëse fosile, me shpenzime prej vetëm 4 miliardë dollarësh në vit për subvencionet, megjithatë, me rezultate jo të mira në zvogëlimin e mbështetjes për prodhimin e naftës dhe gazit.
Britania shpenzon mbi 11 miliardë dollarë në mbështetje të lëndëve djegëse, megjithëse vendi prinë për nga premtimet e bëra për t’i dhënë fund subvencioneve të lëndëve djegës fosile, mohon dhënien e mbështetjes, duke e bërë atë më pak transparente.
Italia shpenzon mbi 17 miliardë dollarë në vit duke mbështetur lëndët djegëse fosile, thonë autorët, duke theksuar se vendi kryeson në heqjen dorë nga mbështetja për minierat e qymyrit, por çalon për sa i përket dhëniese fund të mbështetjes për përdorimin e lëndëve djegëse fosile.
Japonia shpenzon mbi 12 miliardë dollarë në vit pavarësisht përparimit në heqjen e ndihmës, por rezultatet janë zhgënjyese sa i përket dhënies fund në eksplorimin e lëndëve djegëse fosile.
Nga shtatë shtetet, SHBA shpenzon më së shumti në subvencionimet e lëndëve djegëse fosile, duke shënuar më shumë se 26 miliardë dollarë në vit, thuhet në raport.
Pavarësisht kryesimit në heqjen graduale të mbështetjes për përdorimin e lëndëve djegëse fosile, rezultatet e SHBA-ve janë shumë zhgënjyese në dhënien fund të mbështetjes për minierat e qymyrit.