Ballina Bota Iran, Ajatollah Khamenei urdhëron nisjen e pasurimit të uraniumit

Iran, Ajatollah Khamenei urdhëron nisjen e pasurimit të uraniumit

Udhëheqësi suprem i Iranit, njoftoi se do të rifillojë pasurimi i uraniumit, edhe me marrëveshjen bërthamore. Në një fjalim, Ajatollah Ali Kamenei, kritikoi edhe Europën, duke thënë se po përpiqet të mashtrojë Iranin.

“Pasurimi i uraniumit do të rifillojë edhe nën marrëveshjen bërthamore”. Kështu udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, i cili para qindra mijëra njerëz të mbledhur në jug të Teheranit në mauzoleun e Imam Khomeinit, në përvjetorin e vdekjes së tij, në fakt kërcënoi se do të tërhiqej nga pakti bërthamor. Vendimi i tij vjen pas largimit Sheteteve të Bashkuara nga marrëveshja më 8 maj.

Në fjalimin e tij Khamenei gjithashtu përdori tone të ashpra kundër Evropës, e cila sipas tij po përpiqet ta mashtrojë Iranin, duke kërkuar që Teherani të vazhdojë të pranojë kufizimet në programin e tij bërthamor sipas marrëveshjes, por nuk mund të përfitojë nga avantazhet ekonomike që ofron ky akord. Fjalët e Khameneit u brohoritën nga qytetarët e mbledhur për të ndjekur fjalimin e tij.

I ashpër ndaj presidentit Donald Trump, është shprehur gjithashtu i biri i Shahut të fundit. Skena politike iraniane është tronditur në fakt nga një intervistë dhënë medias amerikane nga Ardeshir Zahedi, ambasadori i fundit iranian në Uashington, ish kryeministër dhe pasardhës i Shahut të fundit, praktikisht anëtari më i shquar i familjes mbretërore persiane sot në qarkullim, e cila nuk ka simpati për qeverinë aktuale iraniane. Zahedi thotë se historia ka treguar se kërcënimet kundër popullit Iranian janë të kota.

Ndërkohë, deklarata e presidentit Khamenei kanë shqetësuar jo pak nënshkruesit e marrëveshjes bërthamore. Gjatë një takimi me kryeministrin e Izraelit, Benxhamin Netanjahu, kancelarja Gjermane, Angela Merkel thotë se e kupton shqetësimin e shtetit hebre lidhur me Iranin. Ajo kërkoi nga Teherani që të tërheqë ushtarët nga Siria. /abcnews.al