Ballina Bota BB: Ekonomia botërore me rritje të fuqishme në vitin 2018

BB: Ekonomia botërore me rritje të fuqishme në vitin 2018

Rritja ekonomike botërore do të vazhdojë të qëndrojë e lartë në nivelin 3,1% në vitin 2018 para se të pësojë një ngadalësim gradual në dy vitet e ardhshme, njoftoi Banka Botërore (BB).

Banka tha në raportin e saj të qershorit 2018 “Perspektiva e ekonomisë botërore”, se rritja në ekonomitë e zhvilluara pritet të bjerë, ndërkohë që rimëkëmbja e eksporteve të mallrave në tregjet kryesore në zhvillim dhe ekonomitë në zhvillim pritet të stabilizohet.

Presidenti i Bankës Botërore, Jim Yong Kim tha se “nëse niveli i rritjes mund të jetë i qënrueshëm, mund të ndihmojë miliona njerëz të dalin nga varfëria, në veçanti në ekonominë me rritje të shpejtë të Azisë Jugore”.

“Por, rritja ekonomike nuk do të jetë e mjaftueshme për të zgjidhur çështjet e varfërisë ekstreme në pjesë të tjera të botës”, tha ai, sipas deklaratës së publikuar nga BB-ja.

Ajo nxit politikanët të fokusohen në mënyrat për të mbështetur rritjen ekonomike në çështje afatgjata duke rritur produktivitetin dhe pjesëmarrjen e forcës punëtore.

Sipas këtij raporti, aktiviteti në ekonomitë e zhvilliara pritet të rritet me 2,2% në vitin 2018 para se të ngadalësohet në 2,0%.

Rritja në tregjet në dhe ekonomitë në zhvillim në përgjithësi pritet të forcohet me 4,5% në vitin 2018 dhe të arrijë 4,7% në vitin 2019.