Lajm tronditës për futbollin kosovar. Ka ndërruar jetë presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, në moshën 57-vjeçare.
Legjendës së futbollit kosovar i është përkeqësuar gjendja sot në një lokal të Prishtinës, për çka është dërguar me urgjencë në spital.
Por gjendja e tij ka shkuar duke u përkeqësuar dhe ai ka ndërruar jetë në qendrën kryesore spitalore të vendit.
Gazeta Olle ka konfirmuar lajmin nga persona të afërt me të Vokrrit, por edhe nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës.