Ballina Aktualitet Kosovë Shi i madh, krijohen kolona afër aeroportit “Adem Jashari” (VIDEO)

Shi i madh, krijohen kolona afër aeroportit “Adem Jashari” (VIDEO)

Shi i madh ka filluar në disa vende të Kosovës. Kështu përgjatë rrugës Sllatinë- Prishtinë ka bërë që të krijohen kolona të gjata të automjeteve.

Sipas një video që ka dërguar një lexues i Indeksonline në redaksi shihet se si ndryshimi i temperaturave ka shkaktuar tollovi në komunikacion.

Kujtojmë, se si pasojë e kushteve atmosferike duhet pasur kujdes në trafik pasi që shumë raste mund të ketë pasoja me aksidente të ndryshme.

Ndryshe, Policia gjithmonë apelon tek ngasësit e vozitjes në komunikacion që të rrisin kujdesin e tyre gjatë vozitjes.

@tn.lajmelokale
@tetovanews