Besimtarët myslimanë janë mbledhur këtë të dielë në Tiranë për t’u falur për Natën e Kadrit.
Hapësirat e xhamive të Tiranës rezultojnë të jenë të pamjaftueshme për numrin e madh të besimtarëve dhe kësisoj, namazi i teravisë po zhvillohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Krahas faljes së namazit të jacisë dhe teravisë do të ketë edhe lexim të librit të shenjtë, Kur’anit, si dhe ligjërata të shkurtra nga drejtues të Komunitetit Mysliman.
Nata e Kadrit njihet si nata kur Kur’ani zbriti në tokë dhe për besimtarët myslimanë është një natë shumë e veçantë. Sipas fesë islame, agjërimi i kësaj dite vlen sa 1000 muaj ose afërsisht 84 vite.