Takimin ndërmjet presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, dhe liderit të Koresë Veriore, Kim Jong-un, e ka mirëpritur edhe ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov, raporton agjencia shtetërore ruse, transmeton Periskopi.
Rusia nuk mund të qëndronte indiferente karshi këtij zhvillimi historik në politikën e jashtme ndërkombëtare.
“Ne s’kemi parë ende asnjë dokument”, ka thënë Lavrov, duke iu referuar atyre që janë shfaqur në televizion.
“Mendoj se asgjë ende nuk është publikuar, por vetë fakti që ata janë takuar, sigurisht që është gjë pozitive”, është shprehur Lavrov, transmeton Periskopi.
Ndryshe edhe ministri i Jashtëm i Kinës e ka mirëpritur takimin ndërmjet Trump dhe Jong-un.
Trump dhe Kim Jong-un sipas një marrëveshjeje të nënshkruar, janë pajtuar që Koreja Veriore të ndalojë programin e saj nuklear./Periskopi/