Ballina Aktualitet Lajme Basha: Ja 3 njerëzit që bllokojnë integrimin e Shqipërisë në BE

Basha: Ja 3 njerëzit që bllokojnë integrimin e Shqipërisë në BE

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka dalë në një konferencë të posaçme para mediave lidhur me hapjen e negociatave dhe mesazheve nga perëndimi që po vijnë. Basha deklaroi se hapja e negociatave lidhet me të vërtetën dhe jo me fasadat e kryeministrit.

Ai tha se tre persona po e bllokojnë integrimin.

“Urgjent largimi i Fatmir Xhafajt dhe dhënia fund e mbrojtjes politike që Rama po i bën Tahirit, – tha Basha. Rama duhet t’i bindet vullnetit të shqiptarëve ose duhet të largohet!. Mesazhet që vijnë nga Europa, – tha Basha, – po bëhen përditë e më të qartë. Hapja e negociatave nuk është një proces reklamash e lobimesh. Strategjia e tanishme e Ramës përmes një fasade se “gjërat shkojnë mirë” nuk ecën. Por qeveria është lakuriq para botës. Mesazhet e djeshme të zv.kryetarit të CDU/CSU në Bundestag se Shqipëria nuk ka plotësuar asnjë kusht për hapjen e negociatave janë pasqyra e vërtetë se gënjeshtrat nuk ecin.

E vetmja gjë që na shpëton është e vërteta. Saimir Tahiri duhet të jetë aty ku e kanë vendin të lidhurit me krimin dhe drogën; se Fatmir Xhafaj duhet të japë dorëhqjen; nëse duam Evropën duhet të heqim dorë nga manipulimi i votës. Xhafaj e Tahiri janë pengesa kryesore e integrimit europian. Ndaj urgjent largimi i Fatmir Xhafajt dhe dhënie fund e mbrojtjes politike që Rama po i bën Tahirit. Rama duhet t’i bindet vullnetit të shqiptarëve ose duhet të largohet”!.

@tn.lajmelokale
@tetovanews