Ballina Aktualitet Lajme KRONIKA E ZEZË e Tetovës dhe Gostivarit – 21 mars 2024

KRONIKA E ZEZË e Tetovës dhe Gostivarit – 21 mars 2024

Efektivët e policisë të SPB Tetovë-Departamentit të Punëve të Brendshme Gostivar, dje (20 mars) rreth orës 19:50, në rrugën ,,Pançe Popovski” në Gostivar, kanë ndaluar 41-vjeçarin S.S. nga Selca Keqe e Tetovës. Ai më parë ishte raportuar nga një 30-vjeçare nga Gostivari me të cilën ishte në lidhje dashurie se para ndërtesës në të cilën ajo kishte banuar i kishte marrë njërin nga dy fëmijët e mitur dhe e kishte kërcënuar. Ai është mbajtë në Stacionin Policor të Gostivarit për pastrimin dhe dokumentimin e çështjes.
……

Dje mbrëma (20 mars) rreth orës 22:30, në rrugën ,,Iliria” në Tetovë, efektivët e policisë të SPB-Tetovë e kanë ndaluar 33-vjeçarin I.I. nga Shipkovica e Tetovës, i cili kishte vepruar në mënyrë agresive dhe në mënyrë të paautorizuar i kishte inçizuar ata gjatë ndërmarrjes së veprimeve zyrtare. Çështja është duke u pastruar dhe dokumentuar.
……

Dyzet e pesë vjeçari M.N. nga Gostivari, dje (20-mars) në orën 12:45 në SPB-Tetovë ka raportuar se një orë më para në lagjen periferike Fazaneria, është sulmuar fizikisht nga personi A.D. Janë ndërmarrë masat për të zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
……

Dje (20 mars) në orën 17:15 në SPB-Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale kryqëzimi i Mavrovës–Dibër, në hyrje të fshatit Duf të Gostivarit, ka ndodhë një aksident trafiku në të cilën morën pjesë: një mjet transportues ,,Man” me shenja regjistrimi të Gostivarit të cilën e ka drejtuar 26-vjeçari I.O. nga Dufi dhe një motoçikletë ,,Sym 250”, gjithashtu me targa të Gostivarit të drejtuar nga personi O.Ç.(26) nga Republika e Shqipërisë. Në aksident, motoçiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit ,,Ferid Murad”. Në vendin e aksidentit, inspektimin e ka kryer ekipi nga Departamenti i Punëve të Brendshme-Gostivar.
…….

Dje (20 mars) në orën 17:30 në SPB-Tetovë është raportua se autorë të panjohur në kupolën e kishës ,,Shën Atanasij” në kompleksin e manastirit të Kalasë së Tetovës, kanë vendosur një flamur kombëtar të Republikës së Shqipërisë dhe në një shtyllë metalike në hyrje të Kalasë ishte vendosur një flamur me mbishkrimin UCK. Menjëherë pas raportimit, në vendin e raportuar është dërguar një ekip i SPB Tetovë. Është kryer inspektim i plotë dhe janë ndërmarrë masat për zbardhje të plotë dhe dokumentim të rastit.

@tn.lajmelokale
@tetovanews