Nga kafenetë tek aeroportet, bota po hap hotspot Wi-Fi falas për këdo që ka nevojë për të. Por ato mund të jenë të vështira për t’u gjetur dhe ju duhet të përdorni ato më të sigurtat.
Disa aplikacione dhe harta do të sigurojnë një lidhje të besueshme falas Wi-Fi për ju pa marrë parasysh se ku shkoni.Normalisht, gjithmonë mund të shkoni në një bibliotekë publike ose në një vend publik si një stacion treni për të marrë shërbim interneti falas.
Ndërsa ne kemi mbuluar disa nga gjetësit më të mirë të Wi-Fi, kjo është një fushë ku cilësia e aplikacionit ndryshon bazuar në rajonet ku përdoret më së shumti. Ajo që gjen në një aplikacion mund të mos jetë aq e mirë sa ajo që gjen në një tjetër, prandaj provoni lloje të ndryshme dhe zgjidhni atë që punon më mirë për vendndodhjen e dëshiruar.
Instabridge (Android, iOS): I thjeshtë, intuitiv, dhe zgjedhja e parë për evropianët.
Instabridge është relativisht e ri në këtë fushë, por tashmë ka fituar reputacionin e të qenit i besueshëm për gjetjen e rrjeteve në qytetet evropiane. Aplikacioni celular gjithashtu lidhet automatikisht me rrjetin kur është në dispozicion, duke ju shpëtuar nga shqetësimi I gjetjes së një vendi.
Komuniteti i përdoruesve të aplikacioneve ndan fjalëkalime si në hotspot Wi-Fi publik dhe privat, duke ju lejuar të përdorni lidhjen falas. Disa përdorues gjithashtu testojnë shpejtësinë në rrjete kështu që ju e dini se cilat do t’ju lejojnë të bëni disa ngarkime ose shkarkime me shpejtësi të lartë.
Aplikacioni mund t’ju japë njoftime për të gjitha llojet e ngjarjeve, si kur lidheni me një Wi-Fi ose kur nuk funksionon.Instabridge zgjidh një nga problemet më të mëdha të këtyre aplikacioneve duke ofruar një Modë Jashtë-Linje. Mund të shkarkoni harta të vendeve dhe fjalëkalimeve në të gjithë botën jashtë linje, ose një rajon të caktuar si Azia Juglindore, Evropa Perëndimore, Australia dhe Zelanda e Re, etj. Mos harroni të jeni të kujdesshëm dhe të përdorni Wi-Fi publike të sigurt.
WiFox (Ueb , Android, iOS): Wi-Fi pa limit në çdo aeroport në botë.
Aeroportet zakonisht kufizojnë sasinë e kohës që një udhëtar ka për të aksesuar Wi-Fif alas. Kur keni një pushim të gjatë ose një fluturim të vonuar, ky kufizim mund të jetë jashtëzakonisht i bezdisshëm.
Por për dy dollarë, WiFox do t’ju lidhë me aksesine pakufizuar Wi-Fi në sallat e aeroportit.
Ja se si funksionon. Komuniteti në WiFox, i nisur nga blogeri i udhëtimit Fox Nomad, vazhdon të ndajë emrat dhe fjalëkalimet e Wi-Fi në aeroporte.
Me këtë listë të përditësuar rregullisht, mund të hyni në rrjetin Wi-Fi të sallës pa paguar. Para se të shkoni në një udhëtim të gjatë tjetër, merrni këtë aplikacion. Ose në qoftë se ju nuk dëshironi të paguani, përdorni vetëm hartën.
Avast Wi-Fi Finder (Android, iOS): Siguria për Wi-Fi publike.
Kur lidheni me rrjete publike Wi-Fi, ju ekspozoni veten tuaj ndaj një rreziku. Përveç kërcënimit të viruseve, edhe hakerat e përdorin atë për të vjedhur identitetin tuaj. Pra, Avast, një nga zhvilluesit kryesorë antivirus, krijoi një gjetës Wi-Fi me fokus në siguri.
Avast Wi-Fi Finder ju tregon pikat e internetit që janë tashmë në dispozicion, si dhe të tjerët përreth.
Para se të lidheni me ndonjë Wi-Fi të hapur, Avast do të ofrojë një kontroll sigurie në atë rrjet për të kuptuar nëse është i sigurt ose jo. Ky është një hap i vogël, por i rëndësishëm, të cilin nuk e ofrohet asnjë gjetës tjetër i Wi-Fi.
Përveç kësaj, Avast ka shumicën e karakteristikave që do të gjeni në Instabridge. Sipas dëshmive, është gjithashtu midis disa aplikacioneve që punojnë më mirë në Evropë dhe Amerikë. Gjithashtu mund të kontrolloni shpejtësinë e një hotspoti para se të lidheni me të.
Places to Work (Ueb): Kafenetë nuk janë opsioni juaj i vetëm.
Places To Work ka një listë shumë më të mirë të të gjitha opsioneveJepni akses në GPS-in tuaj ose kërkoni në hartë veten për të gjetur një listë të vendeve të afërta ku mund të punoni. Në fakt, Places To Work është i shkëlqyer për të gjetur hapësira pune.
Nëse nuk keni asnjë nga këto, përdorni Facebook.
Së fundi, nëse nuk dëshiron të përdorni ndonjë nga këto aplikacione ose uebfaqe falas, mund të ktheheni tek Facebook. Rrjeti social ka një veçori të ngjashme dhe është shumë e lehtë për t’u përdorur, njofton PCWorld.