Përmendoret e projektit Shkupi 2014 nuk do të hiqen. Këtë e deklaroi sot zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski, i pyetur të sqarojë pretendimet se ao do të hiqen pas arritjes së marrëveshjes për emrin me Greqinë, raporton Tv SHENJA.
“Nuk janë të vërteta këto gjëra. Përmendoret mbeten aty ku janë dhe do të përfaqësojnë simbole të miqësisë mes Maqedonisë dhe Greqisë. Përmendoreve do t’ju vihet mbishkrim me sqarime.
Për shembull ‘Luftëtari në kalë’ do të quhet Aleksandri i Maqedonisë me njoftim se simboli i periudhës helene atlantike, do t’i qëndroj si simbol i miqësisë mes Maqedonisë dhe Greqisë. E njëjta do të vlejë edhe për përmendoren e Filipi të Dytë dhe Olimpinë. Gjithë këto përmendore ndryshime do të bëhen në drejtim të përforcimit të miqësisë. Nuk turpërohemi që t’i quajmë përmendoret kështu siç janë”, deklaroi Boshnjakovski. /SHENJA/