Një politikan meksikan aktiv në çmontimin e krimit të organizuar u qëllua për vdekje, ndërsa ai po bënte një selfie me një nga mbështetësit e tij.
Fernando Purón, ish-kryebashkiaku i Piedras Negras, kishte marrë pjesë në një debat në Kongres të premten, kur u vra. Vrasja tronditëse e Purón, kapur nga kamerat e sigurisë, tregojnë një burrë me mjekër me kapele që ecën mbrapa 43-vjeçarit dhe e gjuan atë në pjesën e pasme të kokës, shkruan tvklan.al
Purón vdiq rrugës për në spital. Kandidati politik u bë i njohur për punën e tij duke luftuar kundër aleancës Los Zetas. Gjatë debatit të tij në Piedras Negras, Purón i cili ishte babai i një fëmijë, foli për punën e tij duke luftuar bandën ndërsa kishte funksionin e kryebashkiakut nga 2014 në 2017.
Vdekja e Purón e bën atë kandidatin e 112-të politik të vrarë në Meksikë që nga shtatori i vitit të kaluar.