Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati nga Berati ka thënë se këtë javë do të takohet me homologun e tij të Greqisë, Nikos Kotzias.
Njëkohësisht ai tha se paralelisht do të zhvillohet edhe takimi me grupin e negociatorëve.
Një ditë më parë, Nikos Kotzias pas nënshkrimit të marrëveshjes me Maqedoninë foli edhe për Shqipërinë. Ai i tha gazetarëve grekë se “muajin e ardhshëm do të kemi zhvillime pozitive edhe më Shqipërinë”.
Sipas këtyre deklaratave, ministri grek duket se parashikon që të mbyllen edhe negociatat me palën shqiptare, të cilat zgjatën gati 7-8 muj dhe të finalizohen me firmosjen e marrëveshjes mes dy kryeministrave, Tsipras dhe Rama./oranews/