Për momentin nuk do ketë rishikim të buxhetit. Edhe përkundër paralajmërimeve nga kryeministri Zaev dhe një pjese të ministrave, ministri i financave, Dragan Tevdovski tha se nuk ka nevojë për rishikim të buxhetit.
Ne për momentin kemi realizim shumë të mirë të të ardhurave. Absolutisht nuk kemi problem të tillë. Për momentin nuk punojmë për rishikim, por bëjmë analiza çfarë do ishte e nevojshme të bëhet në periudhën e ardhshme – deklaroi Dragan Tevdovski, ministër i financave.
Sipas Tevdovskit edhe parametrat tjera të ekonomisë janë të mira, duke thënë se ka filluar realizimi i investimeve kapitale dhe në muajin prill është rritur vlera në ndërtimtari, ndërsa rritje kanë shënuar edhe eksporti dhe investimet e huaja direkte. Tevdovski pret të tejkalohet edhe problemi me mos-investimin nga kompanitë vendore.
Normalizimi i gjendjes financiare, me politikat e shëndosha fiskale që po i zhvillojmë, me drejtimin pozitiv ka lëviz vendi dhe ekonomia, edhe investitorët e huaj do të inkurajohen dhe do të hyjnë me investime, do të hapin vende të reja pune dhe do ta lëvizin ekonominë – u shpreh Dragan Tevdovski, ministër i financave.
Tevdovski i paralajmëroi ministrat se nëse nuk i shpenzojnë paratë e planifikuara, atëherë të njëjtat do tu merren dhe t’i jepen ministrive në të cilat realizohen projekte. Ndryshe, me buxhetin e këtij viti është parashikuar rritje prej 3.2%./alsat-m