Ballina Argëtim Kuriozitete Google mund të parashikojë vdekjen

Google mund të parashikojë vdekjen

Google ka prekur thuajse çdo aspekt të jetës dixhitale të njerëzve në mbarë globin, nga posta elektronike tek kërkimi, hartat e kalendarët, që do të thotë se ka fare pak gjëra që nuk di për 1.17 miliardë përdoruesit e tij.

Tashmë, gjigandi i teknologjisë mund të dijë edhe se kur do të vdisni.

Grupi i quajtur Medical Brain (Truri Mjekësor) i kompanisë po përdor një algoritëm të ri të inteligjencës artificiale për të parashikuar vdekjen tek pacientët e shtruar në spital.

Në një punë kërkimore të publikuar në revistën Nature, jepen me detaje sesi algoritmet parashikuese përdorën një gamë të gjerë të dhënash për të përcaktuar nëse një pacient i shtruar do të mbijetonte në dy spitale të ndryshme.

Për të parashikuar vdekshmërinë tek këta pacientë, Google ishte 95 përqind i saktë në spitalin e parë dhe 93 përqind në spitalin tjetër.

“Kjo ishte në mënyrë domethënëse më e saktë sesa format tradicionale për të parashikuar kohën që i ka mbetur për të jetuar një pacienti“, thuhej në materialin e publikuar.

Në një rast studimi, algoritmi i Medical Brain i dha një gruaje me kancer në gji 19.9 përqind shanse për të vdekur në spital, duke analizuar të dhënat e kartelës së saj mjekësore.

Ndërsa vetë spitali i kishte dhënë gruas një shans prej 9.3 përqind për të vdekur. Pacientja ndërroi jetë brenda 2 javëve./tvklan.al