Der Standard ditën e sotme shkruan se Franca është e pakënaqur dhe se do të vendosë kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë.
Sipas gazetës, Franca është kundër hapjes së negociatave dhe mund të vendosë negativisht në samitin e 28 dhe 29 qershorit.
Kundër janë edhe Danimarka dhe Holanda, por ato mund të vendosin pro nëse shohin se si shkon shumica.
“Ekspertët e sigurisë në BE janë të shqetësuar sidomos për tregtinë e drogës. Nuk bëhet fjalë për prodhimin e kanabisit në Shqipëri- kjo gjë është ulur ndjeshëm-por bëhet fjalë për tregtinë e kokainë në Europë”, -shkruan gazeta austriake.