Kryeministri Zoran Zaev në rrjetin social “Facebook” ka shkruajtur se referendumi do të organizohet në fund të muajit shtator ose në fillim të muajit tetor.
“Nënshkrimet e marrëveshjes historike në Prespë e ruajtën identitetin tonë maqedonas për shekuj. Gjuha maqedonase është vërtetuar, identiteti maqedonas është përforcuar.Pas ratifikimit të marrëveshjes në Parlament, pëson organizimi i referendumit, të cilën do ta organizojmë në fund të shtatorit ose në fillim të tetorit. Fjalën përfundimtare për të ardhmen e Maqedonisë do ta japin qytetarët në referendum” ka shkruar Zaev.