Ballina Aktualitet Lajme Zyrtare: Ky është trajneri i ri i Renovës (Foto)

Zyrtare: Ky është trajneri i ri i Renovës (Foto)

Jeton Beqiri edhe zyrtarisht sezonin e ri futbollistik do të drejtojë skuadrën e Renovës. Strategu tetovar, i cili së fundmi luante rolin e ndihmës trajnerit të Shpëtim Duros te skuadra e Flamurtarit nga Superliga shqiptare, me ekipin nga Xhepçishti ka firmosur kontratë një vjeçare, ndërsa kjo do të jetë një sfidë e re në karrierën e tij si krye trajner, ku më parë në të njëjtin postë kishte udhëhequr edhe skuadrën e Shkëndijës.

“Një falënderim të veçantë për kryesinë e klubit, pronarë e Kompanisë Renova për respektin që treguan edhe gjatë edhe përfundimit të  bisedimeve. Është një sfidë personale për mua dhe gjithashtu edhe për stafin që do të punojnë bashkë. Jam i mendimit që do arrijmë suksese së bashku, normalisht duke u bazuar te një punë shumë profesionale dhe sistematike që na pret. Gjithsesi këto janë përshtypjet e para. Jam i lumtur dhe i gëzuar që do të kem mundësi të jem trajner i një skuadre e cila është e respektueshme në kampionatin e Maqedonisë dhe të përsëritem edhe njëherë, shpresoj që me një këmbë të mbarë dhe një punë sistematike çdo ditë, do të arrijmë të plotësojmë, ose ti kënaqim tifozët dhe të arrijmë ambiciet të cilat i ka klubi për këtë kampionat” – tha Jeton  Beqiri në konferencën për shtyp gjatë prezantimit nga ana e drejtuesve të Renovës.

Trajneri i deritanishëm i Renovës, Agron Memedi do të luaj rolin e ndihmës trajnerit, teksa Kushtrim Abdullai do të jetë trajner i portierëve.

ZYRTARE, Jeton Beqiri merr drejtimin e Renovës

@tn.lajmelokale
@tetovanews