Ballina Aktualitet Lajme ZAEV: FJALËN PËRFUNDIMTARE PËR TË ARDHMEN E MAQEDONISË DO TA JAPIN QYTETARËT...

ZAEV: FJALËN PËRFUNDIMTARE PËR TË ARDHMEN E MAQEDONISË DO TA JAPIN QYTETARËT NË REFERENDUM

Kryeministri Zoran Zaev në rrjetin social “Facebook” ka shkruajtur se referendumi do të organizohet në fund të muajit shtator ose në fillim të muajit tetor.

“Nënshkrimet e marrëveshjes historike në Prespë e ruajtën identitetin tonë maqedonas për shekuj. Gjuha maqedonase është vërtetuar, identiteti maqedonas është përforcuar.Pas ratifikimit të marrëveshjes në Parlament, pëson organizimi i referendumit, të cilën do ta organizojmë në fund të shtatorit ose në fillim të tetorit. Fjalën përfundimtare për të ardhmen e Maqedonisë do ta japin qytetarët në referendum” ka shkruar Zaev.

@tn.lajmelokale
@tetovanews