Kryetari i Athinës Jorgos Kaminis me ftesë të kolegut të tij nga Shkupi Petre Shilegov, do të vizitojë Shkupin, vizitë për ngjarje të cilat organizohen në kuadër të shënimit të 55 vjetorit të tërmetit në Shkup, të vitit 1963.
“Kryetari i Athinës, Jorgos Kaminis më 22 qershor do të jetë në Shkup, pas ftesës së kryetarit të Shkupit, Petre Shilegov, që të marrë pjesë në shënimin e 55 vjetorit të tërmetit katastrofal të vitit 1963 dhe kontributi vendimmarrës i ekspertëve dhe shkencëtarëve grek në ndërtimin e sërishëm të qytetit”, kumtuan nga kabineti i Kaminisit./am/