Ballina Aktualitet Lajme Kapen 100 kg drogë në kufi me Shqipërinë

Kapen 100 kg drogë në kufi me Shqipërinë

Policia greke ka sekuestruar mbi 100 kg marihuanë në dy operacione dhe ka vënë në pranga edhe një shqiptar 29-vjecar. Operacioni i parë është bërë në Pella, ku u ndoqën dy automjete. Një nga mjetet që u ndoq, u gjet i braktisur në një zonë bujqesore dhe pranë tij 5 çanta me 90 kg 200 gramë marihuanë.

Policia shpalli në kërkim drejtuesin e mjetit, një grek 52-vjec. Ndërkohë u kap edhe makina që shërbente për kontrollin e rrugës dhe u arrestua shoferi, grek 38-vjec.

Hetimet zbuluan se droga ishte marrë në kufirin greko-shqiptar nga 52-vjecari. Ndërkohë në operacionin e dytë, policia sekuestroi 2 çanta me 10 pako që përmbanin 10 kg 964 gramë marihuanë. Në pranga u vu një shqiptar 29-vjec./lapsi.al/