Të paktën një person ka humbur jetën, në një aksident ajror që ndodhi mëngjesin e sotëm në Adiyaman të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në periferi të qarkut Besni në provincën Adiyaman, mengjesin e sotëm është rrëzuar një avion i vogël për stërvitje të pilotëve, në pronësi të Universitetit të Gaziantepit (GAUN).
Rektori i GAUN-it, Ali Gur, konfirmoi për AA vdekjen e pilotit gjatë rrëzimit të avionit.
“Dy avionët tanë për stërvitje të pilotëve mëngjesin e sotëm fluturuan nga aeroporti i Gaziantepit, ndërsa njëri prej tyre u rrëzua. Shkaku i aksidentit do të jetë lëndë e një hetimi që do të kryhet, për çka në terren kanë dalë ekipet përkatëse”, tha Gur.