Ballina Aktualitet Rajoni Vuçiq reagon pasi sheh foton me shqiponjë të Mesiçit: Kroatët dhe shqiptarët...

Vuçiq reagon pasi sheh foton me shqiponjë të Mesiçit: Kroatët dhe shqiptarët na urrejnë

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, është përfshirë përsëri në debatin e “shqiponjave” më saktë rreth gjestit të përdorur pas shënimit të golave nga Shaqiri dhe Xhaka.

Vucic ka tentuar t’i kundërpërgjigjet ish-presidentit kroat, Stipe Mesiq, i cili bëri shqiponjën me duart e tij, gjest ky i përdorur edhe nga dy futbollistët shqiptarë, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri në ndeshjen kundër Serbisë.

“Është e vërtetë, ata të gjithë bashkohen në urrejtje, por gjithsesi që unë nuk kam nevojë t’i përgjigjem kësaj”, u shpreh Vucic.

E në mënyrën e vet, Vucic e vazhdoi kundërpërgjigjen ndaj Stipe Mesic, duke thënë se veprimet e tyre flasin, ata na urrejnë neve.

“Veprimet e tyre flasin për ta e jo për ne, ne duhet të shohim se si të shkojmë përpara, të zhvillohemi. Urrejtja vret atë që urren, jo atë që është objekt i urrejtjes”,u shpreh Vucic.

E jo vetëm Vucic ishte i prekur nga ky veprim i Stipe Mesic. Mediat serbe dje gjatë tërë ditës e kanë shprëndarë fotografinë ku shihet ish-presidenti kroat që bën shqiponën me duartë e tij./gazetametro.net/

@tn.lajmelokale
@tetovanews