“Nuk e kam ndërmend të fshihem pas popullit rreth Kosovës, siç pretendojnë disa, por qytetarët do të jenë ata të cilët do të vendosin për të ardhmen e tyre”, ka deklaruar sot kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq, shkruan gazeta serbe “Blic”.Ai sot ka qenë prezent në ushtrimet e përbashkëta të ushtrisë dhe policisë serbe në Kralevë, dhe ka thënë se “disave i pengon që ka thënë se ai nuk do të merr vendim për Kosovën pa i pyetur qytetarët, dhe se pretendojnë se i pyet ata sepse po fshihet pas tyre, transmeton Insajderi.com.
“Asnjëherë nuk jam fshehur. Nuk jam fshehur kur ishim të detyruar t’i zvogëlojmë rrogat dhe pensionet në mënyrë ta shpëtojmë vendin nga falimentimi. Nuk do të fshihem edhe kur t’i rrisim rrogat dhe pensionet, sepse e kemi shëruar sistemin dhe kemi treguar se jemi të përgjegjshëm dhe seriozë, e jo si disa para nesh”, ka thënë ai.
Kryetari serb ka theksuar se nuk do të udhëheqë një politikë të tillë ku të heshtë kur dikush i rrënon kryqet dhe kishat, kur dikush e shpallë pavarësinë, kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë merr vendim se ajo pavarësi është shpallur në mënyrë legale, edhe atë me kërkesën serbe.
“Unë nuk do ta bëjë këtë. Asgjë të bukur nuk ka rreth Kosovës çfarë mund të fitojmë dhe t’ia ofrojmë popullit”, ka theksuar ai.“Njerëzit duhet të jenë të njoftuar me të gjitha pasojat e opsionit të parë, të dytë apo të tretë. Populli duhet të thotë se çfarë dëshiron”, ka theksuar Vuçiq