Ballina Aktualitet Lajme SCHEUER DHE SPASOVSKI DO TA NËNSHKRUAJNË MARRËVESHJEN PËR NJOHJEN E PATENTËS SË...

SCHEUER DHE SPASOVSKI DO TA NËNSHKRUAJNË MARRËVESHJEN PËR NJOHJEN E PATENTËS SË SHOFERIT

Pritet nënshkrimi nga Gjermania dhe Maqedonia për njohjen e patentës së shoferit, gjegjësisht të nënshkruhet nga ministri për Infrastrukturë dhe Komunikacion të Republikës Federale të Gjermanisë, Andreas Scheuer dhe ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Oliver Spasovski.

Zëdhënsi i Qeverisë, Muhamed Hoxha njoftoi se Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e djeshme ka miratuar informatën për nënshrkimin e Deklaratës së përbashkët ndërmjet ministrisë për Infrastrukturë dhe Komunikacion të Republikës Federale të Gjermanisë për procedurat dhe njohjen reciproke të patentës së shoferit.

“Në maj të këtij viti u miratua deklarata e përbashkët, ndërmjet Maqedonisë dhe Gjermanisë me çka parashihet që pas nënshkrimit të Deklaratës së përbashkët të ekzistoj mundësia për ndryshim të lejeve nacionale për vozitje në të dyja shtetet, gjegjësisht njohje reciproke të lejëve për vozitje në të dyja shtetet”.

Hoxha shtoi se sipas informacioneve nga MPB-ja e Maqedonisë, pritet që shumë shpejtë të nënshkruhet dhe të fillojë të praktikohet marrëveshja në fjalë.

Ndërsa përfundoi duke thënë se Maqedonia kësi lloj marrëveshje ka të nënshkruar me 7 shtete, të ndryshme, ndërsa një marrëveshje e tillë pritet që shumë shpejtë të nënshkruhet edhe me Republikën e Kosovës.

@tn.lajmelokale
@tetovanews