Një zjarr i madh pranë një zone bregdetare në Anglinë verilindore po vazhdon të përhapet, sepse toka është shumë e thatë dhe erërat po ndezin flakët.
Zjarri mbulon 6 km të Saddleëorth Moor dhe është ndezur që nga mbrëmja e së dielës (24 qershor).
Më shumë se 50 shtëpi u evakuan në Carrbrook, pranë Stalybridge, ndërkohë që janë prekur 150 njerëz.
Një banor e përshkroi pamjen duke thënë se dukej si “hije që bie si shiu”, ndërsa një tjetër tha se “dukej si apokalipsi”.
Dave Keelan, drejtori i Emergjencave në Shërbimin Zjarrfikës tha se 70 prej zjarrfikësve janë në vendngjarje për të shuar dhe ndaluar përhapjen e flakëve.
Ai konfirmoi se bisedimet ishin në vazhdim për të parë nëse ushtria mund të ofronte ekipe shtesë, makina dhe mbështetje ajrore.