Ish shefi i DSK-së, Shasho Mijallkov i akuzuar në lëndën e PPS-së “Thesari”, deklaroi se e kupton akuzën, por se nuk ndihet fajtor.
“Nuk jam fajtor”, tha Mijalkov në seancën e sotme, kurse të njejtën e deklaruan edhe të akuzuarit e tjerë Nebojsha Stajkoviq dhe Toni Jakimovski.
Ata thanë se e dinë se për çka akuzohen, por se nuk ndihen fajtorë. Prokurori nga Prokuroria Publike Speciale, Artan Ajro, e dha fjalën e tij hyrëse për padinë e lëndës “Thesari”.
Seanca e sotshme vazhdoi me fjalët hyrëse të palës mbrojtëse.