Kryeministri Zoran Zaev në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se:
“E shikuam vendin tonë në hartën e vendeve anëtare të NATO-s
Vendi 30-të është për Maqedoninë.
Direku i 30-të është për flamurin e Maqedonisë.”
Ndryshe sot kryeministri Zoran Zaev në Bruksel u takua me Sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Gjithashtu ky takim u mbajtë dhjetë ditë para Samitit të Aleancës në Bruksel prej të cilit Maqedonia pret t’i dërgohet ftesë zyrtare për anëtarësim në NATO.