Para gjashtë ditësh, dy të rinj nga Tetova u nisën për në Haxh me biçikleta.
Ata sot njoftuan përmes Facebookut se kanë arritur në qytetin e fundit të Shqipërisë në Gjirokastër, ndërsa nesër vazhdojnë për Greqi.
“Pas gjashtë ditë vozitje nëpër Maqedoni, Shqipëri, elhamdulilah mbërritëm në qytetin e fundit Gjirokastër. Të kaluara 488 km deri më tani. Nesër inshallah vazhdojmë vozitjen për në Greqi. Vazhdimisht do të mundohemi të nxjerrim postime rreth rrugëtimit.”, shkruajnë në Facebook.