Kjo video do t’iu mbajë në ankth deri në përfundim, por mos u shqetësoni sepse nuk ndodh asgjë.
Kjo grua u tregua vërtetë e guximshme për të bërë atë që mund të quhet çmenduri, por ja doli dhe publikoi edhe videon.
Në pamjet e publikuara, vajza e guximshme afrohet për t’i dhënë një puthje krokodilit që kishte dalë në breg.
Krokodili, i quajtur Big Al, është më i madhi në Shtetet e Bashkuara, rreth 4 metra i gjatë.
Rachel Ëithers, 31 vjeçarja nga Karolina e Jugut, ia doli të realizojë ëndrrën e saj për t’u afruar me një prej zvarranikëve më të rrezikshëm në botë.
“Kur arrita atje, doja të puthja Big Al! Mendoja se do ishte shumë bukur të merresha me krokodilët prandaj shkova në një qendër për të bërë pak trajnim. Isha e emocionuar dhe e frikësuar se mos rrëzohesha në fytyrën e Al. Ishte eksperienca më e rrezikshme që kam bërë, pasi Al ka kafshuar dikë që iu afrua kaq shumë para një jave”, tha ajo.