Ballina Argëtim Mikpritja dhe romanca e femrave ruse në Botëror, plas debati në internet:...

Mikpritja dhe romanca e femrave ruse në Botëror, plas debati në internet: Po rrisim një brez ku*vash

Një artikull provokues në një tabloid popullor rus, trondit femrat, pasi në këtë shkrim ato cilësohen si ‘ku*vë’ për mikpritjen dhe romancën e tyre me tifozët e huaj gjatë Kupës Botërore, shkrim që ky ka hasur në shumë kritika dhe në debate.

Pjesa e diskutueshme, ishte që në titull të shkrimit, i cili ishte: “Koha e k*rvave: gratë ruse poshtërojnë vendin e tyre dhe veten gjatë Kupës së Botës, çka i ka sjellë “Moskovsky Komsomolets” më shumë se gjysmë milion klikime në më pak se një ditë dhe duke u ripublikuar gjerësisht në mediat sociale.

Autori, Platon Besedin, shkruante se, ndërkohë që trajnerët dhe futbollistët vlerësuan organizimin e Kupës së Botës, dhe tifozët që e kanë vizituar Rusinë pretendojnë se, të jetë një vend i tmerrshëm me gratë ruse po punojnë shumë për të ruajtur stereotipin e trishtuar që “ato janë për shitje”. “Jo të gjithë janë të tillë, natyrisht, por delja e zezë sjell turp në të gjithë tufën.

Dhe le të jemi të sinqertë, ka mjaft dele të zeza”, pohoi Besedini, duke shtuar se mediat sociale janë plot me video mes tifozëve të huaj dhe grave vendase, të cilët “sillen si shtylla të vjetra me përgjegjësi të ulët sociale”. “Ne kemi ngritur një brez “ku*rvash”, gati për të hapur këmbët e tyre për të huajt. Dhe nëse ata u kanë dhënë qoftë edhe një dollar, atëherë është absolutisht e përkryer për to,” tha ai.

Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/mikpritja-dhe-romanca-e-femrave-ruse-gjate-boterorit-plas-debati-ne-internet-po-rrisim-nje-brez-kuvash/