Ballina Sport Kjo është festa mahnitëse e tifozëve kroatë pas suksesit në Kupën e...

Kjo është festa mahnitëse e tifozëve kroatë pas suksesit në Kupën e Botës

Kroacia është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Botës dhe festa për këtë sukses do të zgjasë deri në orët e para të mëngjesit të ditës së hënë.

Pas një ndeshje dramatike, kroatët ia kanë dalë të mposhtin Danimarkën në Novograd 3:2 pas ekzekutimit të penalltive, pasi koha e rregullt nuk dhuroi fitues, duke përfunduar 1:1.

Menjëherë pas fitores, në kryeqytetin e Kroacisë, në Zagreb, ka shpërthyer festa e tifozëve.

Sipas raportimeve të medieve vendase, mijëra njerëz kanë dalë në rrugët e Zagrebit për të festuar suksesin në Kupën e Botës, ku nuk mungojnë edhe fishekzjarrët./Lajmi.net/