Tragjeditë ripërsëriten në ujërat e Mesdheut.
63 persona janë mbytur pas fundosjes së një varke me emigrantë të nisur nga brigjet libiane.Rojet bregdetare libiane arritën të shpëtojnë 41 persona. Denoncimi u bë nga agjencia e Kombeve të Bashkuara për emigrantët UNHCR.
Sipas kësaj organizate bëhet fjalë për një numër të madh prej 170 të vdekurish brenda 48 orëve, nga fundosja e barkave me emigrantë që synojnë Europën.