Ne do të bëjmë gjithçka për arritjen e një kompromisi me Kosovën, pavarësisht se është e qartë se jo çdokush e kërkon këtë kompromis, deklaroi presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, pas takimit me eurokomisionerin e Zgjerimit, Johannes Hahn.
”Negociatat janë detyrim. Thënë kjo, edhe 10 vite bisedime janë më mirë sesa një orë konflikt apo luftë”, theksoi Vuçiç.
”Serbia do të jetë faktor stabiliteti dhe paqeje në rajon”, shtoi ai.