Nga MPB-ja njoftojnë se një fëmijë 6-vjeçar ka marrë lëndime të rënda trupore, pasi është goditur me makinë nga një person i panjohur në parkingun tek lumi Treska, cili më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia njofton se me një makinë tjetër fëmija është dërguar në Qendrën për Urgjencë pranë spitalit “Nënë Tereza”, ku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore.
Gjithashtu nga MPB-ja njoftojnë se po ndërmerren të gjitha rastet për zbardhjen e plotë të rastit.