Ballina Argëtim Kuriozitete Vuajti burg 30 vjet për krimin që nuk e kishte kryer kurrë,...

Vuajti burg 30 vjet për krimin që nuk e kishte kryer kurrë, ja çka bëri pas lirimit

Jerome Johnson, tash 50 vjeçar, ishte dënuar për pjesëmarrje në një vrasje më 1988. Ai u shfajësua dhe u lirua nga burgu pas një beteje pesë vjeçare të tij dhe avokates me drejtësinë amerikane.

Verdikti final i zyrës së prokurorit në Baltimore thanë që policia asnjëherë nuk e kishte identifikuar plotësisht Johnsonin si personin që mori pjesë në vrasje. Dënimi i tij ishte i bazuar kryesisht në një dëshmi nga një vajzë 15 vjeçe, e cila kishte thënë që e kishte parë atë në një lokal në kohën kur ndodhi vrasja.
Mirëpo, vajza e kishte ndryshuar disa herë versionin e saj, ndërsa Johnson nuk kishte hequr dorë – ai kishte kërkuar vazhdimisht rishikimin e rastit të tij dhe gjithmonë kishte thënë që është i pafajshëm. Pas lirimit, Johnson tha që nuk mban inat për padrejtësinë që iu shkaktua.
Prokurori i Baltimore, Marilyn Mosby, lëshoi një deklaratë përmes së cilës i kërkoi falje familjes dhe viktimës për krejt këtë vuajtje të padrejtë dhe të gjatë

@tn.lajmelokale
@tetovanews