Me 75 vota pro u miratua në parim ligji për Teatrin Kombëtar, pavarësisht protestave të shumta të opozitës në sallë dhe artistëve e shoqërisë civile jashtë parlamentit.
Nga foltorja e Kuvendit nuk munguan replikat mes deputetëve të të dy palëve, ku ata të mazhorancës mbrojtën ligjin e sjellë në parlament, ndërsa opozita kërkoi me forcë tërheqjen e këtij ligji.
“Tërhiqeni këtë ligj. Këtë palaçollëk që dëshironi t’i bëni Tiranës dhe Shqipërisë”, tha deputeti Edmond Spaho, para se deputetët e opozitës të bllokonin foltoren e kuvendit.
Foltorja u bllokua në momentin para se të kalohej në votimin e projektligjeve, pasi opozita vijoi me kërkesën për të tërhequr ligjin e shembjes së Teatrit, por hasi në refuzimin e qeverisë.
Projekt ligji për Teatrin kaloi si nen për nen, ashtu edhe në tërësi, me 75 vota pro, të gjitha nga mazhoranca, ndërsa opozita qëlloi me kartonë kryeministrin Rama dhe la sallën e Kuvendit./Tch/