Ministria e Punëve të Brendshme sot ka zbuluar detaje të reja për tetë personat e privuar nga lira një ditë më parë. Të njëjtit akuzohen se me anë të kërcënimeve u kanë marrë vetura dhe pasuri të tjera të patundshme, viktimave të fajdes të cilët nuk kanë mundur të u kthejnë borxhin. Drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Llazo Vellkovski tha që gjatë arrestimit të pjesëtarëve të grupit, nëpër shtëpi dhe nëpër veturat që i kanë shfrytëzuar të dyshuarit, janë gjetur armë, para rreth 48 mijë euro, substanca narkotike, plumba, pushkë gjuetie dhe peshore elektronike me gjurmë heroine. Sipas kumtesës së lëshuar nga MPB, me anë të kërcënimeve serioze për jetë, dy vëllezërit nga Saraji që qëndronin në krye të grupit kriminal kanë përdorur kamatë prej 8% nga vlera totale e borxhit, ndërsa herë pas here në këmbim të parave, borxhlinjve u kanë marrë veturat apo pasuri tjetër të patundshme me nënshkrim të noterëve.
Ky grup ka pasur hierarki të saktë dhe organizim të përpiktë. Koka e grupit së bashku me vëllaun kanë dirigjuar aktivitetet, ndërsa anëtarët e tjerë kanë detyruar dhjetëra viktima që tua dorëzojnë shtëpitë, makinat e pasuritë e tjera në emrin e tyre. Por grupi ka bërë edhe tregti me drogë të llojit heroinë- deklaroi Llazo Vellkovski – Drejtor i Byrosë për Siguri Publik .
Duke u bazuar në rrezikshmërinë e të arrestuarve, disave nga të arrestuarve u është caktuar masë parandalimi ndërsa dy prej tyre paraburgim 30 ditorë. Për të njëjtit është ngritur padi penale nga Prokuroria Publike për fajde, kërcënim, trafikim të lëndëve narkotike armëmbajtje pa leje dhe vepra të tjera kriminale. Tetë personat kishin më shumë se dy vite që ndiqej nga Prokuroria. Bëhet fjalë për dy vëllezër nga Saraji i Shkupit, të dy me iniciale M.D të cilët ishin në krye të grupit, tre persona nga Shkupi me iniciale N.P. T.P dhe P.J. një nga Struga me iniciale N.P., një nga Velesi me iniciale L.M dhe i fundit nga Negotina, të gjithë këto pjesëtarë të bandës kriminale./am/