Turizmi ka pasur rritje të madhe.
Sezoni ka nisur shumë mirë, madje kemi turistë që kthehen deri në dy herë në vit, ndërsa qëndrimi ka kapur dhe shifrën e 28 netëve
Lajmi bëhet me dije nga për Agjencinë Telegrafike Shqiptare nga Ilda Kasa, Administratore e “Happy Tours”, një nga operatorët turistik në vendin tonë.
“Turizmi ka një rritje të ndjeshme. Turistët kanë shtuar netët e qëndrimit, duke mbërritur dhe në 28 net. Sezoni ka nisur që herët, që më 11 maj, kur dhe filluar të vijnë edhe çarterat e parë. Është operacion relativisht i gjatë, që ka çuar dhe në zgjatjen e sezonit, që të mendosh që ne nisëm me 63 netë , vijuam me 84 dhe sot që flasim jemi te 150 netë turizëm. Flasim një operacion që nis në 11 maji deri në mesin e tetori”, tha Kasa.
“Turistët nisin turet e tyre nga Saranda deri në Shëngjin. Polakët janë numër një, dhe janë pionerët e këtij lloj turizmi. Pastaj janë nordikët, kemi treg të larmishëm nga Ukranina, Rusia, te Republika Çeke, Hungaria, por dhe nga Izraeli. Kemi rezervime dhe për turistë që kthehen, kemi turistë nordik që qëndrojnë deri në 28 ditë, minimum është 7 netë, ndërsa duhet thënë se ka dhe nga ata që vijnë në maj, qëndrojnë disa ditë dhe ri-kthehen edhe në shtator. Këto turistë vijnë kryesisht për plazh, por ka dhe paketa mikse, që lidhen më pas dhe me të tjera forma turistike, kulturore, historike, aventurë…etj”, tha Kasa.